Dr. Sh. M. Jakup Vrioni
- Kirurgji Oro-Maksilofaciale
- Kirurgji Orale
- Implantologji Dentare
- Kirurgji Rikonstruktive Maksilofaciale
- Biografia
- Dr. Jakup Vrioni është mjek specialist në Kirurgjinë Oro-Maksilofaciale, me mbi 25 vite përvojë në fushën e stomatologjisë dhe kirurgjisë. Ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë në praktikën klinike, kirurgjinë spitalore dhe mësimdhënien universitare, duke kontribuar në formimin profesional të brezave të rinj të stomatologëve.
- Kualifikimet
- • Diplomuar në Stomatologji, Universiteti i Tiranës (1998). • Specializim në Kirurgji Oro-Maksilofaciale pranë QSUT “Nënë Tereza” (2004–2008). • Trajnime ndërkombëtare në kirurgji maksilofaciale, implantologji dhe periodontologji në Itali, Gjermani, Irlandë, Austri dhe Izrael. • Autor dhe bashkautor i publikimeve shkencore në fushën e kirurgjisë oro-maksilofaciale.
- Përvoja profesionale
- • Kirurg Oro-Maksilofacial pranë QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë, që prej vitit 2008. • Pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, që prej vitit 2006. • Kirurg pranë Klinikës Dentare New Dent, që prej vitit 2003. • Përvojë shumëvjeçare në trajtimin kirurgjikal të patologjive oro-maksilofaciale dhe në edukimin e vazhdueshëm profesional.